Kryefjala Logo

Gjërat që bëjnë djemtë kur i japin fund një lidhjeje dashurie

1 Shtator, 2021 | 11:21 am

1-PËRQËNDROHEN TEK VETJA E TYRE

lg.php.gif

Pasi i kanë dhënë fund një lidhjeje dashurore djemtë i rikthehen gjithçkaje të braktisur: miqve të fëmijërisë, shoqërisë së pijeve, futbollit, çdo lloj hobi, me një fjalë rikthehen tek vetja e tyre.

2-PALESTRA

Nëse femrat ndarja nga i dashuri mund t’i çojë tek psikologu, për meshkujt është krejt e kundërta. Djemtë preferojnë të mos ndajnë gjërat personale me askënd. Ata zgjedhin të shkarkojnë energjinë negative me sport.

3-TELEFONOJNË MIQTË

Pas përfundimit të një historie dashurie të gjatë, disa meshkujt si për magji rigjejnë në telefonat e tyre, numra që mendonin se nuk i kishin.

4-BËJNË GJËRA PËR TË CILAT PENDOHEN MË PAS

Seks të rastësishëm, tatuazhe ekstreme, braktisin punën për ndryshuar tërësisht jetën.

5-TË RIBËJNË PËR VETE ISH-IN

I keni parasysh meshkujt që nuk heqin kurrë dorë? Ekzistojnë edhe në dashuri. Por këtu duhet të veçojmë ata që dallojnë arsyet e ndarjes dhe kërkojnë të ribëjnë për vete ish të dashurën dhe ata që thjesht nuk gjejnë paqe dhe insistojnë me dhurata të shtrenjta dhe letra dashurie boshe. 

Të ngjashme