Kryefjala Logo

Getinjo rrefen historine e dashurise: Ajo abortoi femijen dhe iku…

22 Maj, 2021 | 2:07 pm

Getinjo ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në rubrikën “5 datat” në “Prive”, ku rrëfeu ngjarje të cilat deri më sot i kanë ditur vetëm të afërm të tij. Mes shumë datave të rëndësishme në jetën e tij, ai veçoi vitin 2011, kur ka publikuar këngën e parë me videoklip “Ajo 2011”.

Në fakt kjo këngë nuk ka qenë e zakontë për të, pasi brenda ka një histori shumë prekëse që lidhet drejtpërdrejtë me jetën e reperit.

“Është e bazuar në histori të vërtetë. Vetëm shokët e mi të ngushtë e dinë dhe bëjnë shaka shpesh me mua dhe më thonë imagjino të vijë një fëmijë të thotë ti je babai im. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka ikur jashtë vendit me gjithë familjen. Ajo e ka abortuar fëmijën nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar”,

Të ngjashme