Kryefjala Logo

Gënjeshtrat më të zakonshme rreth shëndetit por që nuk janë fare të vërteta

8 Shtator, 2021 | 11:56 am

1. Kujdes nga i ftohti se do të sëmureni

lg.php.gif

Edhe pse ftohjet dhe gripet rriten disi me ardhjen e sezonit të dimrit, nuk është e ftohta ajo që na sëmur. Përkundrazi, janë pasojat e saj:temperaturat e ulëta reduktojnë rezervat e mukusit, të cilat zakonisht mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga patogjenët, duke na lënë më të prekshëm ndaj infeksioneve.

2. Nëse hani shumë spinaq, do bëheni më të fortë.

Edhe ajo që sheh tek spinaqi një burim të pashtershëm hekuri, është një legjendë urbane. Spinaqi përmban vërtet hekur, por jo në doza kaq shumë të larta se sa perimet e tjera. Miti lindi në vitin 1890, kur disa nutricionistë amerikanë publikuan përmbajtjen e hekurit tek perimet. Për një gabim banal shtypi – një presje në vendin e gabuar – iu atribua spinaqit një përmbajtje hekuri 10 herë më e madhe se realja.

4.Nëse jeni me menstruacione, s’duhet të laheni në det

Ndalimet dhe pengimet se si të mos notosh, mos lash flokët dhe madje as rrobat, shoqërojnë ciklin menstrual të grave që nga kohët e lashta. Këto bestytni nuk kanë asgjë shkencore: përkundrazi angazhimi në aktivitete relaksuese ose kryerja e lëvizjeve gjatë ciklit, ndihmon në luftimin e luhatjes së humorit dhe dhimbjeve për shkak të rrjedhjeve, përveçse garanton higjienën e duhur.

5.Qëndrimi pranë televizorit dëmton sytë

Para viteve ‘50, aparatet televizive mund të emetonin rrezatim, i cili për një kohë të gjatë rrezikonte të shkaktonte probleme tek shikimit, por sot kjo thënie duket sot e vjetëruar, pasi televizorët modernë nuk kanë më gypin katodik, ndaj dhe problemi i rrezatimit nuk ekziston më. Parja e televizorit nga shumë afër dhe për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë megjithatë lodhje të shikimit.

6.Analizat e gjakut bëhen gjithmonë me stomakun bosh

Në fakt janë kryer disa kërkime shumë rigoroze, të cilat kanë treguar kotësinë e këtij diktati. Qelizat e kuqe të gjakut, hekuri, acidi urik, shumë përbërës të tjerë të gjakut, por edhe përqindja e sheqernave dhe proteinave në urinë mbetet në të njëjtin nivel edhe pas një vakti ushqim.

7.Supostet janë më efektive se tabletat

Kjo nuk është e vërtetë, është lloji i përthithjes që ndryshon dhe e bën më të preferueshme njërën apo tjetrën metodë. Të njëjta në thelb sa i përket efektit, barnat supost treten më ngadalë nga trupi se sa tabletat, kapsulat apo llojet e tjera.

Të ngjashme