Kryefjala Logo

Gazetarja shqiptare: Doja te abortoja djalin, doktoresha me nxorri zbuluar tek im shoq!

30 Nëntor, 2020 | 3:25 pm

 

36BA496B 9E97 4E27 B882 C08E6D593BD4
Gazetarja shqiptare Gerta Gixhari, e cila moderon Pasditen ne RTSH, ka ndare nje moment mjaft te sikletshem te jetes se saj.

E fokusuar tek puna dhe karriera ne nje interviste per Glamour zone ne Ora News ajo eshte pyetur nese do te deshironte nje tjeter femije dhe ka treguar se jo madje donte te abortonte djalin e dyte disa vite me pare.

“Jo! Është tmerr kur e mendoj… Unë edhe për të dytin jam menduar shumë. I kam me 7 vite diferencë djemtë dhe i kam lënë kaq gjatë sepse nuk doja të bëja një fëmijë të dytë. Nuk doja fare një fëmijë të dytë, nëse do doja mund ta kisha bërë edhe kur e kisha çunin 3 apo 4 vjeç…

Nuk di ta them apo mos ta them, por po e them! Ndoshta kur ai të rritet do ta dëgjojë intervistën dhe do të më gjykojë, por në atë moment isha shumë e fiksuar që do të kisha vetëm një fëmijë. Im shoq donte në fakt që të kishim një fëmijë tjetër. Në momentin që konfirmova shtatzëninë, shkova te doktoresha ime, që më ndiqte prej vitesh. Nuk e njoftova fare tim shoq që isha shtatzënë dhe asnjë familjar tjetër. I them doktoreshës që nuk dua ta mbaj fëmijën. Më pyeti për arsyen dhe i them ‘aman se unë nuk jam tip fëmijësh’. Nuk kisha dëshirë të bëja shumë fëmijë, nuk ishte në planet e mia, isha dhe shumë e zënë me punë. Doktoresha merr në telefon tim shoq dhe i thotë ‘a je në dijeni ti që kjo ka ardhur për të hequr fëmijën?Doktoresha u përpoq të më bindte që fëmija i dytë do të ishte më i thjeshtë për t’u rritur se i pari. Ndërsa bashkëshorti telefonoi familjarët dhe organizoi një darkë në shtëpi. Unë këtë gjë nuk e dija. Kur kthehem nga puna të darkë shoh që të gjithë ishin mbledhur për të festuar ardhjen e fëmijës. Unë nuk kisha nga t’ia mbaja më. Por ka bërë shumë mirë që e ka bërë atë veprim, sepse çuni im i dytë u rrit vërtet aq shpejt dhe fjalët e doktoreshës më dolën.”

Të ngjashme