Kryefjala Logo

Fansat e Duas i bëjnë asaj dhuratën më të bukur (ka lidhje me Shqipërinë e Kosovën)

23 Gusht, 2022 | 4:26 pm

Urimet për ditëlindjen kanë qenë të panumërta si nga familjarët, kolegët por edhe fansat e saj. Këta të fundit kanë vendosur ti bëjnë asaj një dhuratë interesante.

Komuniteti virtual i fansave të Duas kanë grumbulluar mbi 1000 dollarë për një donacion me shumë domethënie.Paratë janë dhënë për shtëpinë e qenve të Prishtinës.

Një pjesë e donacionit ka shkuar gjithashtu edhe për “Animal Rescue Albania”, një organizatë joqeveritare me bazë në Tiranë që ka për qëllim të shpëtojë nga abuzimi mijëra kafshë të braktisura e të keqtrajtuara.

Bravo Dua për fansat që ke!

918ADA80 06D4 44AA 8FE4 DDAD75CA2B12

 

Të ngjashme