Kryefjala Logo

Eurovizion 2021. Måneskin grupi qe fitoi “Sanremon” pergezojne kengen dhe vokalin e Anxhela Peristerit

19 Maj, 2021 | 3:30 pm

Pergatitjet per Eurovizionin kane filluar dhe te gjithe artistet me stafet perkatese jane mbledhur ne Rotterdam.

Kryefjala.com ka siguruar nje foto te perfaqesueses sone ne Eurovizion, kengetares e njohur Anxhela Peristeri me grupin italian qe fitoi San Remon, Maneskin. Pjestaret e grupit kane pergezuar Anxhelen dhe i kane thurur elozhe per vokalin e saj te paarritshem. Pas kesaj bisede te ngrohte mes tyre kane realizuar edhe foton se bashku.

Måneskin janë një grup italian rock i formuar në Romë në 2016 dhe i përbërë nga Damiano David (vokal), Victoria De Angelis (bas), Thomas Raggi (kitarë) dhe Ethan Torchio (daulle). Ata arritën famë në 2017 pas pjesëmarrjes në edicionin e njëmbëdhjetë të X Factor.

Është një nga grupet më të pëlqyer Italiane me një frymë të re që aspiron edhe në tregun ndërkombëtar.

Pjesëmarrës ne festivalin më të madh Italian “Sanremo” në edicionin e saj të 71-të dolën si fitues me këngën “Zitti e Buoni” që pëkthehet në “Të heshtur dhe të mirë”
Falë këngës do të përfaqsojnë Italinë në Eurovision 2021 edhe pse bandës iu desh të ndryshonte tekstin për shkak të pjesëmarrjes .Pa sharje dhe një limit maksimal të performancës prej tre minutash. Dhe kështu Maneskins u desh të ndryshonte disa pjesë të tekstit dhe të përshtatej brenda kohëzgjatjes tre minutëshe.

Ne jemi kaq krenare qe Anxhela pergezohet nga konkurrentet e tjere jo vetem per pamje por  me teper per vokalin e saj!

Të ngjashme