Kryefjala Logo

Ermal Mamaqi zbulon titullin e serialit dhe s’ka lidhje me ate qe menduam ne!

17 Maj, 2021 | 9:41 am

Teksa të gjithë po presim me padurim serialin “H.O.T”, Ermal Mamaqi i ftuar tek emisioni “Dola te Ola”, mbrëmjen e djeshme na ka zbuluar më shumë nga ajo çfarë pritet të shohim në ekran, që nga titulli që të gjithë e kishin kuptuar ndryshe e deri tek aktorët.

Ermali tregoi se H.O.T ka kuptimin “Humans of Tirana”, por ky nuk është titulli përfundimtar pasi mund ta ndryshojë gjatë rrugës.

“Titulli quhet H.O.T, por mund ta ndryshojmë më vonë. Nuk ka lidhje me hot e nxehtë, por do të thotë Humans of Tirana. Është një histori dashurie dramë me intriga, ka dhe komedi. Këtë rradhë kam bashkëproducent Dritan Huqin, regjisor Bjordi Mezini dhe bashkë me skenaristen e I love Tropoja, Klaudian shkruam një mrekulli”, tha Ermali duke zbuluar se seriali do jetë me sezone.

 

Të ngjashme