Kryefjala Logo

Emanuele Picozzi, këngetari i njohur në Itali, kërkon duartrokitjet e publikut shqiptar. Së shpejti në “Kënga Magjike 2021”

7 Prill, 2021 | 10:58 pm

Me shumë suksese në vendin e tij, tashmë Emanuele Picozzi, këngëtaru italian 25 vjeç nga Napoli pritet të marrë vëmendjen e publikut shqiptar me një këngë që do të jetë pjesë e garës “Kënga Magjike 2021”.

11B6CD73 1A87 4659 A45A 4AE21A1FC984

Emanuele ka nisur të këndojë që i vogel dhe aktualisht banon mes Milanos dhe Londrës, është këngëtar dhe kompozitor.  Mbi 3,000,000 shikime në YouTube, 400,000 ndjekës në të gjitha profilet e tij zyrtarë socialë dhe me çmime si “Disk Platini dhe “Radio Record Gold” në Angli.  Ai është artisti më i ri italian i pavarur që ka arritur pozicionin e 63- te në “Europe Indie Music Charts”.

A724C9F9 C8EC 4DED A8B7 9FD3F44B3D32

Emanuele ka bërë shumë  turne nëpër Evropë por në janar të një viti më parë pati momentin e tij sublim në Londër, me turneun “Emanuele Picozzi Live in London 2020” . Biletat janë shitur për të gjithë datat, përfshirë atë në tempullin historik të muzikës angleze “The Other Palace”.

Gjithmonë në lëvizje midis Londrës dhe Los Angeles në dhjetor  Emanuele Picozzi autor i këngëve  “Edhe ti e di atë” dhe “Destiny nuk duhet të flasë” me një total prej 120,000 transmetimesh në Spotify, merr nga kryetari i bashkisë së qytetit të Frattamaggiore, titullin si i vetmi artist “Frattese” i pranishëm në renditjen evropiane.

E358E02C F7E7 4BDC AB97 9E5EC907F93A

Tashmë Emanuele i tërhequr nga Tirana dhe Shqiperia ka vendosur të provojë emocionet e të kënduarit italisht para një publiku që ka lidhje të vjetra emocionale me Italinë.

1A820C1F 6E0A 44CA B0B3 5F8227A63F73

Emanuele ka dëgjuar në vendin e tij për nje festival të mrekullueshëm “Kenga Magjike”.  Ku prej disa vitesh është bërë traditë që në garë të jenë edhe këngëtarë të huajë.

Kënga që sjell Emanuele për publikun shqiptar titullohet  “Qëndro (Tani e di)”.Kjo këngë ka të bëjë me atë se si ne shpesh nuk e kuptojmë vlerën e gjërave ndërsa i perjetojmë, por vetëm pasi i kemi humbur. Ndoshta edhe duke idealizuar diçka ose dikë që ishte në të vërtetë më keq sesa e mendonim.

“Qendro” duket edhe si një ftesë për të qëndruar para ekranit për të shijuar performancën e Emanuele Picozzit në “Kënga Magjike 2021”.

Të ngjashme