Lajme
E rëndë në Korçë/ Nëna po kalonte te vijat e bardha, makina përplas karrocën me fëmijën 1 vjeç brenda!
28 Korrik, 2026 | 7:36 pm

Një aksident është regjistruar në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë në të cilën ndodhej një fëmijë vetëm 1 vjeç e gjysmë.
Sipas raportimeve, nëna po kalonte rrugën së bashku me të voglin, kur në rrethana që ende mbeten për t’u sqaruar, automjeti ka goditur karrocën e fëmijës.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka reaguar menjëherë, duke e transportuar vetë të miturin drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.
Ndërkohë, policia ka nisur procedurat për drejtuesin e automjetit, ndërsa po punohet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
















































