Lifestyle
E dini se çfarë përmban një cigare?
26 Gusht, 2021 | 5:15 pm

Shumica e duhanpirësve nuk e kanë idenë se çfarë kimikatesh thithin.
E ndërsa shumica identifikojnë nikotinën në cigaret e tyre, ata janë të pavetëdijshëm për elementët e tjerë toksikë që përmban një cigare.
“Nga 7000 përbërës të cigareve, 93 prej tyre në mënyrë të veçantë janë mjaft toksikë”, shprehet Dr Kurt Robisl nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA.
Mbi gjysma e të anketuarve janë shprehur se do e dëshironin ta shihnin këtë informacion të shkruar në paketat e cigareve.
Kur digjen, cigaret krijojnë më shumë se 7,000 kimikate. Të paktën 69 nga këto kimikate dihet se shkaktojnë kancer, dhe shumë prej tyre janë toksike.

















































