Lifestyle
Djema,nëse rrini zgjuar deri vone bëni kujdes nga kjo sëmundje
19 Gusht, 2021 | 11:36 am

Shkenctarët besojnë se ata të cilët qëndrojnë deri natën vonë kanë më shumë gjasa që të kenë spermë jo të shëndetëshme, dhe janë më pak fertil, raporton “Daily Star”.
Studimet e bëra nga Universiteti i Arus, tregojnë se meshkujt pjesëmarrës kanë spermë më të ulët nëse bien në gjumë pas orës 22:30.
Për këtë arsye, shkenctarët i sugjerojnë çiftet të cilët dëshirojnë të bëhen prindër të bien në gjumë më herët. Studiuesit e Danimarkës kanë matur ndikimin e gjumit tek pjesëmarrësit, mesatarja e moshës së tyre ishte 34 vjeç.
Të gjithë ata ishin duke u përpjekur për të berë fëmijë, por disa kishin më shumë probleme sesa të tjerët.
Ata të cilët kishin rënë për të fjetur gjumë para orës 22:30 kishin gjasa diku rreth 2.5% të kenë spermë më të shëndetëshme. Me sa duket, gjumi jo i rregullt mund të shkaktojë probleme duke zvogëluar numrin e hormoneve riprodhuese.

















































