Kryefjala Logo

Cifti shqiptar i kengetareve anullojne intervisten ne moment te fundit, shkak behet Covid 19

3 Dhjetor, 2020 | 3:30 pm

3CEB20E9 4178 4239 9849 9F861B7FCE66
Ditën e djeshme, të ftuarit në emisionin “Rudina”, nuk ishin prezentë në studio, sepse dyshojnë se janë prekur nga Covid-19.

Intervista me Mihrije Brahan dhe Naim Abazin u zhvillua nëpërmjet lidhjes me “Skype”.

Dyshja është karantinuar në shtëpi, duke pritur rezultatin e tamponit, për shkak të disa simptomave që Naimi ka shfaqur.

Rudina Magjistari: Më vjen keq që nuk erdhët në studio, çfarë ka ndodhur?

Naim Abazi: Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë.

Rudina Magjistari: E ke bërë tamponin?

Naim Abazi: E kam bërë dhe pres rezultatin.

Rudina Magjistari: Cilat janë simptomat e para Naim, çfarë po ndjen?

Naim Abazi: Unë kisha një kollitje të lehtë, e cila tani ka ndaluar. Por, tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në tiranë.

Mihrije Braha: Na ka marrë malli.

Rudina Magjistari: Mihrije, ti ke qenë mirë? Ke pasur ndonjë simptomë?

Mihrije Braha: Mendoj që edhe unë kam disa simptoma si Naimi, por nuk e kam bërë tamponin akoma. Shohim e bëjmë. Po presim një herë përgjigjen e Naimit.

burimi: Panorama Plus

Të ngjashme