Kryefjala Logo

Çfarë ndodh me trupin nëse e teproni me ushqime të shëndetshme

7 Shtator, 2021 | 9:30 am

Ta teprosh me konsumin e ushqimeve të shëndetshme është po aq e rrezikshme sa ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme në mënyrë të pakontrolluar.

Më poshtë do të lexoni 4 ushqimet me të cilat nuk duhet ta teproni.

lg.php.gif

1-Portokalle dhe domate

Duhet të jeni të kujdesshëm mos të abuzoni me këto prodhime të shijshme, sepse ngrënia e domates apo portokallit në mënyrë të pakontrolluar mund të rrisë aciditetin në stomak, një gjendje mjaft bezdisëse kur arrin deri në ezofag.

2-Konservat e peshkut ton

Nëse hani shumë peshk ton, ju rrisni në mënyrë të frikshme nivelet e merkurit (zhivës) në trup. Kjo gjë mund të çojë në probleme me shikimin, mungesën e koordinimit, dhe dobësi të muskujve.

3-Soja

Konsumimi i sojës në mënyrë të kontrolluar mund të ndihmojë në nivelet optimale të kolesterolit dhe presionit të gjakut, por në rast se e teproni ajo pengon thithjen e hekurit nga organizmi dhe ka potencial për të shkaktuar mangësi të këtij minerali kaq të rëndësishëm. Konsumi afatgjatë i sasive të mëdha të sojës ka potencial për të shkaktuar hyperplasia endometrial, një gjendje që mund të çojë në kancer të mitrës.

4-Spinaq

Spinaqi është një burim i shkëlqyer i proteinave, fibrave, vitamina të ndryshme dhe mineraleve, këshillon Living. Megjithatë, spinaqi është gjithashtu i pasur me oksalate, një kompleks që mund të çojë në formimin e gurëve në veshka

Të ngjashme