Showbiz
“Big Brother VIP” zë vendin e “Shiko Kush Luan”, a do të largohet nga Top Channel Luana Vjollca?
26 Gusht, 2021 | 12:14 pm

Teksa shtatori afrohet, gjithashtu afrohet dhe dita kur televizionet publikojnë dhe nxjerrin promot e kalendarit të tyre të programeve që do të shoqërojnë audiencën këtë sezon të ri. Shoë më i shumëpritur do të jetë rikthimi i Big Brother Albania, këtë vit në formatin VIP, ku personazhe të famshëm do të marrin pjesë si konkurentë.
Në Top Channel, gjatë mbrëmjeve të së shtunës jemi mësuar të shohim “Shiko Kush Luan” me moderatore Luana Vjollcën, por këtë sezon ky spektakël argëtues do të zëvendësohet me reality shoë-n Big Brother. U përfol muaj më parë, që moderimin e këtij shoë do ti besohej Luanës por si përfundim e “zonja e shtëpisë” Arbana Osmani do të rimarrë përsëri prezantimin e këtij spektakli.
Në Gazetën Express raportohet se Luana Vjollca dhe Top Channel tashmë janë të “divorcuar” për shkaqe dhe arsye të panjohura duke lënë supozimet se “Shiko Kush Luan” mund të transmetohet në ndonjë televizion tjetër.
Megjithatë prezantuesja nuk ka nxjerrë asnjë informacion apo përgënjështrim që ajo dhe kanali ku moderonte kanë ndërprerë bashkëpunimin me njëri-tjetrin.













































