Politike
Asambleja Kombëtare e PS, publikohen emrat qeverisë së tretë të Ramës dhe drejtuesit politik të qarqeve
2 Shtator, 2021 | 11:38 am

Pas shumë minutash kritikash dhe sic e theksoj vetë Rama “leksion” ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste, u publikuan dhe emrat e qeverisë “Rama 3”. Ashtu sic pritej në krye të parlamentit u vendos ish-ministrja e arsimit, Lindita Nikolla.
Në kabinetin e ministrive u vendosën këto emra:
Ministre e Jashtme: Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes: Niko Peleshi
Ministër i Brendshëm: Bledi Çuçi
Ministër i Drejtësisë: Ulsi Manja
Ministre e Bujqësisë: Frida Krifca
Ministre e Ekonomisë: Delina Ibrahimaj
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë: Orgerta Manastirliu
Ndryshime kanë pësuar dhe drejtuesit politik të qarqeve ku Taulant Balla i cili në zgjedhjet e fundit ishte drejtues politik i PS në Elbasan ka kaluar në Fier. Gjiknuri ndërkohë do të marrë Elbasanin kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.



















































