Kryefjala Logo

Fenomeni “Squid Game”, kur njerëzit prekin fundin dhe nuk kanë asgjë për të humbur

8 Tetor, 2021 | 10:35 am

Sezoni i parë i serialit korean “Squid Game” po korr sukses në mbarë botën teksa pjesë të serialit janë bërë virale në Tik Tok. Për ju që nuk e keni parë mund ta keni kuptuar nga shumë postime në rrjet që bëhet fjalë për një serial që në qendër ka disa lojra ku fitorja përcakton jetën ose vdekjen.

Episodet e para të këtij seriali shfaqin jetën e një njeriu që ka prekur fundin. I varfër, i divorcuar dhe i sëmurë pas lojrave të fatit, jeta e personazhit është një ferr ku duket se nuk ka asgjë për të humbur. Pikërisht kjo kategori njerzish ku në jetët e tyre miserable paraja ka vlerë më të madhe se vetë jeta, një shoqëri tepër sekrete i gjurmon për ti bërë pjesë në lojrat e tyre .

Kjo shoqëri sekrete gjen me qindra njerëz të dëshpëruar për ti vendosur si lojtar në 6 lojra fëmijësh ku humbja e secilit rezulton me plumb në kokë. Shuma që do të fitohet nga personi që ia del në të gjitha lojrat arrin në disa dhjetra miliona dollar.

Kur askush nga këta njerëz nuk ka asgjë për të humbur, qëllimi për të fituar justifikon cdo lloj sjellje dhe normalizon cdo makabritet. Ambicia tejkalon kufijt e humanitetit teksa paraja zhduk cdo ndjenjë dhe sensibilizim njerëzor midis lojtarëve si në një prej pjesëve të serialit kur burri sakrifikuan bashkëshorten e tij për të vijuar më tej sfidat./ Kryefjala.com

Të ngjashme