Kryefjala Logo

Episodi final i sezonit të parë tek “Squid Game”. Ja kuptimi dhe shpjegimi i skenës së fundit

9 Tetor, 2021 | 4:46 am

“Squid Game” ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri u kthye në fenomenin e ri të masës që ndjek seriale në platformën “Netflix”. Shikueshmëria dhe popullariteti i lartë i fituar në pak kohë po e bën të krahasueshëm më serialin spanjol “La Casa de Papel” teksa nga seriali koreano-jugor pritet sezoni i dytë.

Pika e fortë e këtij seriali është tërheqja e shikuesit për të zbuluar fundin, organizatorin dhe qëllimin e zhvillimit të gjithë lojrave që morën jetën e qindra lojtarëve në skenar. Njoftojmë lexuesin se paragrafi i mëposhtëm ka përmbajtje që bën “spoiler” serialin.

Spoiler Alert

Pasi lojtari i fundit fitoi lojën e “Kallamarit”dhe fitoi shumë marramëndëse të milionave në një llogari bankare, ai shfaqet i dëshpëruar për të gjitha jetët e sakrifikuara për ato para. Momenti më i papritur dhe më emocionues është kur plaku që shoqëroi protagonistin në fazat e ndryshme të lojrave dhe u vra në lojën e katërt, zbulohet si organizatori kryesor i gjithë ‘masakrës’.

squidgame unit 104 1570 min 1633446869

Pasi Seong Gi  takon plakun në grahmat e fundit të jetës së tij, për të marrë një përgjigje se përse ai ndërtoi dicka të tillë, cili ishte qëllimi i gjithckaje, përgjigjet që ai merr janë shokuese. Teksa plaku shpjegohej se prej vitesh kishte humbur shijen e jetës, emocionin dhe një qëllim për të jetuar, ai tha se kjo lojë ishte thjesht një formë argëtimi, një mundësi për tu ndier përsëri i lumtur duke lënë të kuptohet se në fund të fundit njeriu edhe sikur të ketë miliarda përsëri mbetet një qënie  që nuk mjaftohet me asgjë.

Edhe pse drejt vdekjes plaku vendos bastin e fundit me lojtarin fitimtar, si emocioni i fundit që do të përjetonte. Basti u vendos mbi faktin nëse një i pastehë do të ndihmohej nga dikush atë natë përballë spitalit ku plaku ishte shtruar. Në të kundërt paratë e Seong Gi të fituara në lojë do të humbisnin.

Squid Game Old Man Ending

Basti i tyre është I vendosur mbi besimin moral të plakut dhe lojtarit. Plaku  pyeti fillimisht Seong nëse ai ende mbante shpresën tek “njerzillëku” pasi u bë dëshmitar i manipulimit, tradhtisë dhe egoizmit të demonstruar gjatë gjithë lojërave. Seong nuk përgjigjet, megjithëse gjatë gjithë lojërave ai ishte përpjekur të mos vriste kurrë një lojtar tjetër. Ironia është se i vetmi lojtar që Seong zgjedh të tradhtojë është vetë plaku , i vetmi lojtar për të cilin tradhtia nuk ka rëndësi, ai është jashtë lojës.

 

Besimet morale të lojës jashtëzakonisht të pasur, Squid Game na bën të besojmë,  që janë në thelb egoiste. Ata gjithashtu besojnë se të gjithë e ndajnë këtë etikë, duke e normalizuar faktin që u bënë preja e të tjerëve. Loja e fundit e plakut Oh me Seong është domethënëse sepse tregon se ky supozim nuk është domosdoshmërisht i vërtetë. Njerëzit e tjerë nuk veprojnë gjithmonë nga interesi vetjak.

 

Fundi i episodit nënkupton dhe fundin e luftës së brendshme të lojtarit ku bindet se sakrifikimi i të tjerve për të plotësuar nevojat egoiste ishin të gabuara dhe se e gjithë loja duhej ndaluar. Kur Seong kishte milionat, ai heq dorë nga ato duke filluar një luftë kundër organizatës që zhvillon këto lojra duke na lënë të presim sezonin e dyte për të parë sesi zhvillohen ngjarjet e tjera./Kryefjala.com

Të ngjashme