Kryefjala Logo

Arjola Demiri u kerkon femijeve mos ta therrasin mami: Me late beqare!

24 Nëntor, 2020 | 10:41 am

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është nënë e tre fëmijëve: e një djali dhe e dy vajzave, si dhe është divorcuar nga bashkëshorti vite më parë.

E ftuar në “Why Not”, Arjola foli më shumë rreth marrëdhënies që ka me fëmijët dhe zbuloi se në të shumtën e rasteve, përpiqej që situatat t’i zgjidhte me humor.  Aktorja nuk la pa ndarë me të gjithë edhe një ngjarje që i kishte ndodhur në plazh me vajzat, të cilave ua kishte ndaluar ta thërrisnin “mami”.

Ishim në plazh, unë me dy vajzat, ndërsa Rubini (djali) ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh, këto thërrisnin “ma, ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërrisnin këto, më thonin: ‘Moj, mami i këtyre je ti?’

Edhe unë i përgjigjesha: ‘po, mami i tyre jam”. U thash nga nesër e mbrapa mos më thërrisni më mami se më latë beqare për gjithë jetën! Ju lutem më thërrisni teze”, rrëfeu aktorja.

9B75D1E5 1F2E 4F66 A41B 2E8934534621

burimi: Panorama Plus

Të ngjashme