Kryefjala Logo

Ana e Perputhen rikujton mes lotesh jetesen ne jetimore dhe ritakimin me mamin!

31 Maj, 2021 | 9:09 am

Ish- konkurentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi, e ftuar në studion e “Why Not” në RTV Ora, ka treguar se para dy vitesh është njohur me nënën e saj biologjike.

Në një intervistë për moderatoren Roza Lati, Lleshi shprehet se është ndarë nga e ëma në moshën 3-vjeçe.

“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të.

Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve.”

Me tej Ana ka folur edhe per raportin mes saj dhe drejtoreshes te jetimores ku ka kaluar disa vite dhe shprehet se ka qene shume e lidhur me ta.

Të ngjashme