Kryefjala Logo

Adi Krasta , Arian Çani dhe Ledion Liço vërtetë janë kundër Instagramit?

5 Dhjetor, 2020 | 5:36 pm

 

Gazetari i njohur Adi Krasta ka qenë kundër rrjeteve sociale dhe vecanërisht Instagramit. Ai dikur është shprehur se rrjetet sociale bëjnë njerëzit asocial. Por duket se edhe ai është infektuar tashmë nga Instagrami.

10DF13A5 D32B 4866 80E8 D8CD2419403D

Në anën tjetër moderator Ledion Liço ka qenë kundër Instagramit, madje për të ka hapur Instagram duke ja bërë “dhuratë” Lori Hoxha. Edhe pse ajo i hapi Instagram në emrin e tij, ai vendosi sërish ta mbyllë. Hap e mbyll derisa arriti në një profil me pak ndjekës dhe me asnjë foto. Pra ndoshta ai thjesht e përdor për të parë ç’bëhet vërdallë, ose thjesht nuk e përdor.

D998060F 3B4B 4C50 BE5D DC6B04DD8736
Ai që i shpëtoi tundimit të Instagramit, është vetëm gazetari Arjan Çani. Ai nuk hapi kurrë një Instagram dhe është shprehur se nuk do të ketë një të tillë. Por Çani nuk i shpëtoi tundimit nga Tik Tok. Ku pak ditë më parë në media qarkulloi një video e Çanit me vajzën që imitonte personazhet e Tik Tok. Po kot s’thonë ç’të bën fëmija s’ta bën as perëndia.

Por edhe pse këta personazhe përpiqen të qëndrojnë larg rrjeteve sociale, kjo nuk do të thotë se ata nuk marrin vesh c’bëhet. Kush na sigurojnë që nuk kanë një profil fallco, që ndjekin lëvizjet e çdo kujt? Askush, thjesht çdo gjë që bëjnë ata e bëjnë në heshtje…

Të ngjashme