Lifestyle
A mund të duhet njësoj e dashura dhe skuadra që jeni tifoz? Ndoshta.
26 Gusht, 2021 | 12:13 pm

Janë pesë arsye pse duhet ta trajtosh të dashurën si skuadrën tënde të preferuar:
1-Nëse je gati të “shesësh shpirtin”për të parë skuadrën tënde të zemrës, mos u trego dorështrënguar në takim.
Nëse skuadra është aq e rëndësishme, edhe e dashura, është, gjithashtu.
2-Ti mbështet, inkurajon skuadrat e futbollit, çfarëdo që të ndodhë, pse të mos e trajtosh njëlloj edhe të dashurën?
Edhe nëse skuadra të thyen zemrën në minutat e fundit, apo dhe në minutën e 90-të, ti prapë do jesh tifoz me të pas një ore. Nëse skuadra jote, një grup djemsh që nuk e dinë që ti ekziston, marrin mbështetjen dhe dashurinë tënde të palëkundur pavarësisht çdo gjëje, nuk e meriton dhe e dashura të njëjtën gjë?
3-Në qoftë se do ta shohësh ndeshjen pa të ndërprerë njeri, a nuk duhet të jetë dhe koha që kalon me të dashurën pa asgjë që të të shpërqendrojë?
Jepi edhe vajzës që do vëmendjen e plotë që ajo meriton.
Nëse mund t’ia dalësh në një qytet ku pret me orë të tëra, për një ndeshje që është në darkë, me siguri që mund të angazhohesh për një darkë që zgjat dy orë.

















































