Kryefjala Logo

Labinot Rexha performon edhe pse sheshi ishte thuajse bosh, këngëtari tregon arsyen

27 Korrik, 2026 | 7:26 pm

Në kuadër të aktiviteteve festive të “Muajit të Mërgatës” në Drenas, mbrëmjen e djeshme u organizua një koncert kushtuar bashkatdhetarëve që po kalojnë pushimet në vendlindje.

I ftuari kryesor i mbrëmjes ishte këngëtari Labinot Rexha, i cili u ngjit në skenë për të performuar për publikun.

Megjithatë, kushtet atmosferike ndikuan ndjeshëm në mbarëvajtjen e aktivitetit. Era e fortë që përfshiu zonën bëri që pjesëmarrja në shesh të ishte shumë më e ulët nga sa pritej, ndërsa në pamjet e publikuara hapësira para skenës dukej thuajse bosh.

IMG 2547
Screenshot

Pavarësisht motit të pafavorshëm dhe numrit të vogël të pjesëmarrësve, Labinot Rexha vendosi të mos e ndërpriste koncertin dhe vijoi programin e tij artistik.

Këngëtari rishpërndau gjithashtu postimin e organizatorëve, të cilët e falënderuan për vendimin për të vazhduar performancën pavarësisht kushteve të vështira atmosferike: “Pavarësisht kohës me shumë erë, Labinot Rexha e vazhdoi programin e tij artistik! Faleminderit Labi!”

Të ngjashme