Showbiz
“Ngjan me Dua Lipën”, Klea Huta tregon komplimentin e papritur: “Ma bëri qejfin”
26 Qershor, 2026 | 1:29 pm

Moderatorja dhe këngëtarja Klea Huta ka tërhequr vëmendjen me një reagim plot humor në InstaStory-n e saj, pasi zbuloi një kompliment që mori nga një grua.
Në postimin e publikuar, Klea tregon se një zonjë e pyeti nëse dikush i kishte thënë ndonjëherë që ngjan me yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Me nota humori, moderatorja shkruan se kur është jashtë vendit i thotë shpesh se i ngjan këngëtares, ndërsa e mbyll me batutën: “Opo ma bëri qejfin po të them”.
Klea Huta, e njohur si moderatore, aktore dhe këngëtare, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria, projektet profesionale dhe situata gazmore me ndjekësit. Edhe këtë herë, postimi i saj u prit me buzëqeshje, ndërsa krahasimi me Dua Lipën nuk kaloi pa u komentuar nga fansat.











































