Kryefjala Logo

“Dy të dashura në arkivë dhe më ngacmonte mua…”, motra e Mateos tregon historinë me një djalë

26 Qershor, 2026 | 12:38 pm

Kejsi Borri, motra e ish-finalistit të “Big Brother VIP 5” Mateo, ka qenë e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio. Gjatë interevistës me moderatoret, ajo ka treguar një histori me një djalë që i kishte kërkuar numrin e telefonit.

Ajo thotë se kur i dha telefonin e kishte lënë të hapur te “WhatsApp” dhe i kishte kontrolluar mesazhet në arkivë. Sipas saj, ai kishte një bisedë me një numër të regjistruar “bota ime” dhe një tjetër “shoku letra angleze” por ky i fundit me foto profili të një vajze.

Pjesë nga intervista:

Kejsi: Ka ndodhur një herë, isha duke i dhënë makinës dhe mbrapa meje ishte një djalë me grupin e tij shoqëror në makinën e tij. I jep telefonin dikujt në rrugë që të m’a jepte mua që të merrte numrin. Por nuk m’a jep që t’i shkruaj direkt numrin po në “WhatsApp”. Ia jep telefonin asaj gruas me “WhatsApp”-in hapur.

Unë kur e pashë hapur, mendja ime punoi direkt që ‘Kejsi merrja telefonin dhe hap arkivën’. Dhe unë e hap dhe te arkiva e tij kishte një ‘My world’ me një zemër dhe një botë, ndërsa poshtë ishte një ‘shoku letra angleze’ po me foto profili të një vajze. Përpos që kishte një vajzë për të bërë letrat dhe ia kishte shënuar ‘shoku letrat angleze’, kishte dhe një të dashur që mesa duket ishte shumë serioze gjëja dhe e kishte shënuar ‘bota ime’.

Moderatorja: Mateo nuk mund t’a shkruajë numrin ‘bota ime’ dhe mund t’a ngatërronte ndonjë vajzë që do t’a ngacmonte?

Kejsi: Mateo nuk e fut motrën në arkivë

Moderatorja: Nuk i dihet

Kejsi: Jo, jo se dallohet. Unë pasi e hapa te arkiva telefonin e atij djalit, ja jap telefonin asaj gruas dhe i them çoja kështu. Si duket atij djalit i ka ardhur shumë zor se iu duk se doli zbuluar. Ai ndërroi rrugë, po rastisëm sërish dhe ecte me dorën që mos t’a shihja unë. Po mendoja ça bëjnë meshkujt sot, hajde jepju një mundësi.

Të ngjashme