Showbiz
Ish-i i Callum Turner shpërthen: “Me mua fshihej, me Dua Lipën del kudo”
25 Qershor, 2026 | 2:34 pm

Ish-partnerja e Callum Turner, influencerja Victoria Villarroel, ka bërë një deklaratë që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, duke krahasuar mënyrën se si ai sillej në marrëdhënien me të dhe atë që publiku sheh sot në krah të Dua Lipës.
Gjatë një episodi të podcastit të saj, Villarroel tregoi se Turner shmangte daljet publike dhe nuk pranonte të postonte fotografi me të në Instagram, duke argumentuar se nuk i pëlqente vëmendja mediatike. Sipas saj, në atë periudhë ai i kërkonte që lidhja e tyre të mbetej sa më private.
“Refuzonte të dilte me mua në vende publike dhe të postonte foto me mua, duke thënë se nuk i pëlqente vëmendja. Por më pas përfundoi në një lidhje me Dua Lipën, e cila ka dhjetëra miliona ndjekës dhe shfaqet me të në eventet më të rëndësishme”, është thelbi i deklaratës së saj, që ka ndezur debat në rrjet.
Komentet e Villarroel kanë nxitur reagime të shumta, pasi Callum Turner dhe Dua Lipa nuk e kanë fshehur kurrë lidhjen e tyre. Çifti u bë publik në vitin 2024, shpalli fejesën në vitin 2025 dhe së fundmi kurorëzoi dashurinë me martesë, duke u shfaqur së bashku në tapete të kuq, gala dhe evente ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Callum Turner nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të ish-partneres së tij. Deri tani, komentet e Victoria Villarroel mbeten një rrëfim personal i saj dhe nuk janë konfirmuar apo kundërshtuar nga aktori.











































