Kryefjala Logo

Klajdi Haruni martohet me Orgesën, dalin pamjet e para nga dasma

11 Qershor, 2026 | 8:28 am

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari Klajdi Haruni i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Orgesa. Çifti organizoi një dasmë elegante, mes familjarëve, miqve të afërt dhe shumë personazheve të njohur të ekranit dhe muzikës.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, Klajdi dhe Orgesa shfaqen teksa presin tortën e dasmës, të rrethuar nga duartrokitjet dhe urimet e të ftuarve. Të buzëqeshur dhe mjaft të emocionuar, ata ndanë me të pranishmit një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes.

Dasma u zhvillua në një atmosferë festive dhe luksoze, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë emocionet e çiftit dhe gëzimin e miqve që ishin pjesë e kësaj dite të rëndësishme.

Pas vitesh lidhjeje, Klajdi Haruni dhe Orgesa kanë nisur zyrtarisht një kapitull të ri në jetën e tyre, ndërsa urimet për çiftin vijojnë të mbushin rrjetet sociale.

Të ngjashme