Kryefjala Logo

Cllevio reagon për protestën: “Jam me Ramën, me bossin”

10 Qershor, 2026 | 2:28 pm

Protestat e ditëve të fundit në Tiranë dhe jo vetëm kanë sjellë reagime të shumta edhe nga personazhe të njohur. Mes tyre është edhe reperi Cllevio, i cili ka zgjedhur të komentojë zhvillimet e fundit me stilin e tij karakteristik.

Ditën e sotme ai u paraqit në SPAK ndërsa i pyetur për situatat në vend, Cllevio është shprehur se nuk mbështet protestuesit, por kryeministrin Edi Rama.

“Jam me Ramën, me bossin”, thotë ai, duke ndezur menjëherë debat mes ndjekësve.

Deklarata e reperit vjen në një moment kur protestat kundër qeverisë po vijojnë prej disa ditësh në Tiranë, me qytetarë dhe aktivistë që kanë dalë në rrugë për të shprehur kundërshtitë e tyre ndaj disa vendimeve të qeverisë. Protestat kanë pasur në fokus edhe çështjen e projektit të Zvërnecit, një kauzë që ka mobilizuar qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora.  

Të ngjashme