Lifestyle
“White Affair by the Sea”, 8 vite sukses dhe skincare premium nga Age Stop Switzerland
8 Qershor, 2026 | 8:07 pm

Në një atmosferë magjike buzë detit, mes elegancës së rivierës shqiptare dhe finesës që karakterizon brandin, Age Stop Switzerland festoi 8-vjetorin e saj me eventin ekskluziv “White Affair by the Sea”, i zhvilluar në ambientet elegante të Amarea Boutique Hotel dhe Baia Beach në Dhërmi.
Mbrëmja mblodhi të ftuar specialë, si Olti Curri, Monika Kryemadhi, Elona Duro etj, partnerë dhe miq të brandit në një eksperiencë unike ku estetika, luksi dhe fine dining u ndërthurën në perfeksion, duke celebruar suksesin e një emri që prej 8 vitesh sjell standardin zviceran të kujdesit ndaj lëkurës në Shqipëri.

Prej 8 vitesh, Age Stop Switzerland sjell në Shqipëri standardin zviceran të kujdesit ndaj lëkurës, përmes formulave inovative dhe produkteve të kuruara për rezultate efektive dhe afatgjata.
“White Affair by the Sea” erdhi si një festë për rrugëtimin dhe besimin e ndërtuar ndër vite me klientët që zgjedhin cilësinë dhe kujdesin autentik.

















































