Lifestyle
Cetaphil Restoraderm, eksperti i trajtimit të acarimeve të ekzemës
5 Tetor, 2022 | 12:26 pm

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj ekzemës. Ekzema është një gjendje e lëkurës, me natyrë kronike, që shkakton tharje, kruarje dhe skuqje. Këto acarime kanë tendencë të përsëriten. Hidratimi i rregullt dhe ndjekja e zakoneve të tjera të kujdesit të lëkurës mund të lehtësojë kruajtjen dhe të parandalojë acarimet e ekzemës. Delta Pharma ka sjellë në Shqipëri Cetaphil Restoraderm, linja e kujdesit për lëkurën, certifikuar nga shoqata botërore e Ekzemës.
Cetaphil Pro Restoraderm është specialisti i trajtimit të lëkurës së ndjeshme. Formulimi i Cetaphil Pro Restoraderm mbështetet në teknologjinë e patentuar Filaggrin, falë së cilës mundëson hidratimin në thellësi të lëkurës. Produktet Cetaphil Restoraderm përmbajnë në formulim ceramide dhe niacinamide, të cilat hidratojnë dhe zbusin lëkurën. Kjo linjë është krijuar për të larë dhe hidratuar lëkurën e thatë, që mund të shoqërohet me kruarje.
Çfarë marrim me vete sa here bëjmë dush? Zgjidhja me e mire është Shampo dhe kremi i trupit Cetaphil Pro Restoraderm!
Pse? Është linjë e përshtatshme për lëkurë të thatë, shumë të thatë, të ndjeshme si dhe për pacientët, që vuajnë nga ekzema. Lëndët ushqyese të pranishme në produktet Cetaphil Pro Restoraderm përthithen shpejt dhe në mënyrë të njëtrajtshme nga lëkura, duke e lënë atë të butë dhe elastike. Nuk përmban aromë, është i testuar klinikisht, është hipoalergjen dhe jo-komedogjen. Bonus? Është super ekonomik!















































