Kryefjala Logo

Javë e re,parashikime të reja,i njëjti astrolog:Paolo Fox

5 Shtator, 2022 | 10:41 am

Dashi-Kjo ditë fillon me disa pikpyetje për dashurinë, ndaj kini kujdes.
Ndryshime të rëndësishme vijnë në punë dhe duhet t’ju gjejnë gati.

Demi-Hëna ju përkrah dhe ju jep emocione të bukura dhe gjithashtu mundësinë për të zgjidhur disa probleme.
Ka lajme të mira rrugës për në punë.

Binjakët-Kjo ditë flet për dashurinë ndaj lëreni veten të lirë tek emocionet dhe në punë angazhohuni për të kërkuar zgjidhje për problemet që ju lodhin.

Gaforrja-Sot është një ditë me humor shumë të lëkundur për shkak të një hëne të kundërt.
Në punë angazhimet janë të shumta por bëni atë që ju pëlqen që të mos ju rëndojë shumë.

Luani-Sot është një ditë shumë e bukur për dashurinë që kohët e fundit e keni lënë pas dore pak.
Në punë mos u nxitoni, do të gjeni zgjidhje me qetësi për të bërë gjithçka.

Virgjëresha-Sot ndiheni plot energji dhe dëshironi të bëni diçka të bukur në shoqërinë e partnerit tuaj.
Në punë ka mundësi të shkëlqyera për ngritje në detyrë.

Peshorja-Kushtojini vëmendje kësaj dite që mund të jetë paksa e vështirë për dashurinë.
Mos i shtyni vendimet e rëndësishme në punë.

Akrepi-Ky fillim jave është shumë i mirë për ndjenjat që më në fund mund të marrin jetë.
Ide të reja po vijnë në punë.

Shigjetari-Lëreni atë personin që ju bën vetëm të vuani sepse tani është koha që ta duam më shumë veten.
Në punë jeni gati për të nisur rrugë të reja.

Bricjapi-Pasioni rikthehet protagonist në jetën tuaj dhe kjo ju bën të lumtur.
Në punë ka ende disa probleme për të zgjidhur.

Ujori-Në dashuri prisni gjëra pozitive sepse Venusi nuk është më kundër jush.
Në punë filloni të keni një stabilitet të munguar prej kohësh.

Peshqit-Një fazë e bukur rikuperimi fillon në dashuri dhe në punë ndaj vazhdo kështu sepse të gjithë ju vlerësojnë dhe së shpejti do të merrni edhe propozime shumë tunduese.

Të ngjashme