Lifestyle
Parashikimet nga astrologu Paolo Fox për më kuriozët e horoskopit
2 Shtator, 2022 | 10:36 am

Dashi-Kjo ditë është e mirë për beqarët që do kenë disa mundësi për të njohur shpirtin e tyre binjak.
Në punë çdo projekt i ri duhet të vlerësohet me kujdes.
Demi-Jeni në një periudhë disi kaotike nga pikëpamja e ndjenjave por mos u dekurajoni sepse gjithçka do të zgjidhet së shpejti.
Në punë nuk është një ditë e mirë për të marrë rezultate.
Binjakët-Duhet të përgatiteni për t’u përballur me hënën e cila nga sot do t’ju kthehet kundër.
Në punë angazhimet janë të shumta dhe konfirmimet janë ende larg.
Gaforrja-Dashuria po shkon mirë dhe kjo është koha për të shijuar pak qetësi. Tregohuni më të qartë në punë për të shmangur debatet me kolegët.
Luani-Ka ardhur koha për t’i dhënë më shumë hapësirë dashurisë.
Në punë mos merrni vendime të nxituara nga një moment inati.
Virgjëresha-Nëse ekzistondikush që ta bën të rrahë zemrën, hidhu pa frikë. Në punë duhen më shumë përpjekje.
Peshorja-Ka një lajm për beqarët që mund të shfrytëzojnë ndikimin e yjeve për të gjetur dashurinë.
Në punë vjen një moment shprese pas një kohe vështirë të vitit.
Akrepi-E gjeni veten në një moment paksa të hutuar dhe duhet të jeni të duruar.
Në punë bëni kujdes dhe mos bëni hapa më të mëdha nga ç’mundeni.
Shigjetari-Mëngjesi i sotëm nis me shumë energji që do të ishte më mirë të investohej në dashuri.
Në punë mund të ketë ndryshime ose zhvendosje.
Bricjapi-Në dashuri vjen një moment relaksi dhe pozitiviteti.
Në punë bëni më shumë durim dhe mos u mposhtni nga të papriturat.
Ujori-Në këtë ditë nuk ka asnjë mënyrë për t’u rikuperuar në dashuri nëse ka pasur diskutime apo debate.
Në punë mos ndaloni sepse zgjidhjet janë afër.
Peshqit-Duhet t’i kushtoni vëmendje jetës në çift sepse jeni paksa të zënë me punë këto ditë.
Nga pikëpamja profesionale duhet të jeni të durueshëm nëse gjërat nuk po shkojnë ashtu siç mendonit.















































