Kryefjala Logo

E hëna nis menjëherë me parashikimet e astrologut Paolo Fox

29 Gusht, 2022 | 10:26 am

Dashi-Nuk ju mungon vetëvlerësimi sidomos në gjysmën e parë të ditës.
Në punë duhet të mbështeteni në forcat tuaja për të arritur qëllimet që keni.

Demi-Sot ndiheni të lodhur dhe dëshironi të relaksoheni në divan.
Dashuria ju merr shumë energji. Në punë kolegët ju kanë zili.

Binjakët-Dëshironi të ndryshoni diçka në jetën tuaj dhe sot është një ditë e rëndësishme.
Takime interesante në dashuri. Në punë do t’ju duhet të merrni një vendim të vështirë.

Gaforrja -Jeni pak i nënshtruar me ndjenjat tuaja veçanërisht sot në darkë. Mos u mërzisni sepse do të keni shumë energji në punë.

Luani-Do kaloni një mbrëmje romantike me partnerin. Ruani forcat në punë se keni nevojë për një pushim.

Virgjëresha-Vazhdimisht mendoni për dashurinë por herë pas here është mirë të mendoni edhe për veten tuaj. Në punë do ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme.

Peshorja-Lërini mendimet negative anash sidomos në dashuri.
Ndoshta ju duhet të kërkoni një punë të re pasi nuk jeni plotësisht të kënaqur.

Akrepi-Nuk mund ta kontrolloni dashurinë prandaj lëreni veten të shkojë lirshëm te ndjenjat. Mundësi të mëdha në punë.

Shigjetari-Aventura të reja vijnë në një nivel sentimental.
Në punë,komplimenta, kolegët ju vlerësojnë.

Bricjapi-Hëna është me ju sot kështuqë mos i humbisni mundësitë që do të vijnë. Shumë stres keni në punë, përpiquni t’i merrni më lehtë disa situata.

Ujori-Ju pëlqen të mos qëndroni i/e dashuruar por këtë herë zgjidhni mirë.
Në punë është koha të merrni një vendim të rëndësishëm.

Peshqit-Shtyni diskutimet në dashuri për javën e ardhshme dhe mendoni fjalët me kujdes, veçanërisht në vendin e punës.

Të ngjashme