Showbiz
VIP-at që na bënë zili me trupin e tyre këtë verë
12 Gusht, 2022 | 5:33 pm
Kur vjen vera dhe ato kilet e tepërta nuk i hoqëm,përsërisim për të 10-tën herë se me të erdhur dimri fillon dieta dhe palestra.
Personalisht filloj trahananë,por kur hap Instagramin dhe shikoj këto vajza pendohem menjëherë!
Ju tregoj listën e vajzave VIP që ja pata zili trupin gjithë verës:
1-Kida
Kida nuk e ka kofshën 2 metra por ka linja,ka forma,ka lëkurë që shdërrit dhe me rrobabanjo ngjan fiks si një ‘Petit’
2-Tayna
Ah moj Doruntina,të kisha vetëm një ditë belin e hollë dhe fundshpinën tënde!
A nuk ngjan Tyana me rrobabanjo si ato vajzat e kukllave që kanë gjithmonë trupin perfekt?
3-Elvana Gjata
Elëvanaaaa,ku i bleve muskujt ti marr dhe unë??
Ah po,Elvana ka thënë vetë se ushqehet shumë mirë,stërvitet dhe rezultati?
Një trup si skulpturë..
4-Zaimina Vasjari
Ju lutem më pickoni sepse nuk e besoj dot që Zaimina ka bërë vetë dy fëmijë..dy!!
E shikoni trupin që ruan pas lindjes?
Edhe Kim Kardashian do t’ia kishte zili.
5-Anxhela Peristeri
Anxhela ka bërë super trup!
Është një motivim për llupset si puna ime që me dietë ushqimore dhe punë intensive mund ta bësh trupin si modele e “PlayBoy”
Bravo Anxhela!
6-Beatrix Ramosaj
Miss Bikini i verës 2022 është ajo.
Mbreti ndërron gratë,Beatrix Ramosaj ndërron rrobabanjot dhe më lini ta them..ngjan një super yll!
7-Megi Pojani
Ok Megi,e kuptova që edhe nëse heq dorë nga trahanaja,ate trupin tënd nuk do e kem dot kurrë!
I bëhem aq shumë zili saqë kur më del në Instagram,i bëj menjëherë scroll!!
8-Kilda Hysenbegasi
Ktë vajzën e mbaj mend nga koha e “Thumbit” dhe ka qënë topolake gjithë lezet dhe pastaj boom!
Bëri këtë trupin këtu për të na treguar se edhe ajo ka linja,ka forma dhe nuk ka më ndërmend ti fshehë!
9-Aulona Musta
Si mund të mungojë Miss Trupi i çdo vere?
Muskul,formë,forcë,sensuale dhe me një durim hekuri,Aulona mban ende kurorën si trupi më i shëndetshëm dhe i bukur në qarkullim.