Showbiz
Albani është aq entuziast (dhe me të drejtë) sa i shpëtuan dhe ca fjalë të pista…
11 Gusht, 2022 | 10:55 pm
Alban Ramosaj ka gati këngën e tij të re që do të titullohet “ A je me najkon”, që pritet të publikohet së shpejti. Pak minuta më parë Albani ka postuar një Instastory ku ndihet shumë entuziast për projektin e tij të ri muzikor.
Madje në entuziasëm e sipër atij i ka shpëtuar tek tuk edhe ndonjë fjalë e pistë. Këngëtari i njohur në postimin e tij shkruan se kjo këngë do të jetë e zhanrit RnB dhe s’do të jetë aspak komerciale.
Po derisa kënga e re të dalë ne do të shijojmë nga Albani këngën e tij më të fundit “Sahara” e cila është publikuar tre javë më parë. Nga ana tjetër Albani ka premtuar se shumë shpejt do të sjellë edhe një duet me motrën e tij, Beatrix Ramosaj.