Showbiz
Donaldi për vëmendje mban në krah Borën por hedh kunja drejt Trixes
4 Gusht, 2022 | 4:30 pm
Tashmë është e kotë ti kthehemi një historie që përveç shtatzanive,pati gjithçka si nëpër telenovelat Meksikane.
Bora-Donaldi-Trixa u bënë kryefjalë e lajmeve dhe portaleve.
Kjo histori mbushi jo vetëm xhepat e tyre por edhe axhendën e karrierën.
E ndërsa të vjetrit thonë se çudia më e madhe zgjat vetëm 3 ditë,Donaldi ka ndërmend ta zvarrisë ende këtë histori(për të histori suksesi)
Kryefjala.com ishte i pari portal që shuajti dyshimet se dyshja Bora-Donald ishin rikthyer,madje edhe me prova(Kujtojmë makinën e Donaldit poshtë shtëpisë së Borës)
Më pas edhe fotot nga Italia dhe shumë detaje të tjera.
Interesimi publikut u ul dhe me të drejtë pasi për disa u bë tejet e mërzitshme,për të tjerë ju ra shpirti rehat që u bashkuan.
Donaldi së fundmi ka provokuar zemërimin e atyre që e ndjekin në Instagram,kjo sepse postimi i tij i fundit ku shihet në mes të detit shkruan:”Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”
Janë fjalë që na kujtojnë tekstin e Beatrixes “Faj” që ishte dedikim për Donaldin ku thuhet:”Sy në sy pa fjalë po më kupton”
Një tjetër detaj është dora e Donaldit e shtrirë dhe kujton sërisht Trixen që dikur thoshte se nëse Donaldi i zgjaste dorën dhe i thoshte hajde hidhemi,ajo do hidhej bashkë me të.
Fansat nuk e kanë pritur aspak mirë dhe mjafton ti hidhni komenteve një sy.
Nga treshja nuk ka reaguar askush,por ne e kuptojmë se kur nxjerr një projekt të ri muzikor,duhet patjetër të bësh diçka për shikueshmëri me gjithë këto Yllra,Dafina dhe Elvanëra vërdallë..