Showbiz
Seldi ndahet nga e dashura 3 muaj pasi beri lidhjen publike
5 Dhjetor, 2020 | 6:27 pm

Ne muajin shtator Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela.
Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë, ndërsa të gjithëve na shkuan sytë tek unaza në gishtin e Sindit, e cila dukej si një unazë fejese.
Sindi tregoi se gjërat erdhën në mënyrë spontane dhe se muajit e karantinës i kaluan së bashku, pasi Seldi mbeti në Belgjikë, ku ajo jeton.
Vetëm pak ditë pas konfirmimit të lidhjes u tha se ata po shkojnë drejt martesës, por Seldi ka mohuar këto lajme, duke thënë se mediat e kanë ekzagjeruar dhe se e kanë bërë me fëmijë, por në fakt është thjesht në lidhje.
Madje, edhe projekti më i fundit muzikor i këngëtarit ‘Nutella’ është një dedikim për Sindin. Kënga ishte punuar vite më parë, por ishte pikërisht modelja ajo që e shtyu ta publikonte.
Mirëpo së fundmi mediat po aludojnë se ata mund të jenë ndarë dhe shkak janë bërë rrjetet sociale.
Çifti jo vetëm që ka fshirë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami, por po ashtu nuk ndiqen më. Kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se diçka ka ndodhur.
burimi:iconstyle












































