Showbiz
Ndjekësit pyesin si do të ishte jeta e saj pa Zenin?! Dhe Armina thotë…
18 Korrik, 2022 | 1:43 pm

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptarë. Nuk ka gazetarë që nuk e pyet Arminën se kur do të lidhë kurorë me djalin e ish-Kryeministrit Berisha dhe blogerja e njohur thotë gjithnjë së shpejti.
Megjithatë një prej ndjekësve të saj në Instagram e ka pyetur Arminën se si do të ishte jeta e saj nëse s’do të kishte njohur Shkëlzenin dhe ajo ka thënë se do të kishte bërë një master jashtë shtetit në Londër ose Milano.

Këtë periudhë Arminën e pamë edhe në rolin e moderatores në emisionin, “Goca dhe Gra” që me shumë mundësi do të jetë edhe sezonin e ardhshëm.












































