Showbiz
A je penduar që u ndave nga Dua Lipa?! Dhe Ledri Vula përgjigjet kështu…
9 Korrik, 2022 | 9:10 am

Mendoni pak sa çift i bukur dhe i suksesshëm do të ishin, por jeta e tyre mori tjetër drejtim. E kemi fjalën për Dua Lipën dhe Ledri Vulën që dikur kanë qenë të lidhur, por që sot Dua është një yll mbarë botëror. Ndaj në “Më lër të flas” Ledri është pyetur nëse është bërë pishman që i ka dhënë fund lidhjes me të dhe ai ka thënë se:
“Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”, tha Ledri.
Ledri Vula gjithashtu na zbuloi mesazhin që ka marrë nga Dua Lipa.
“A të kallëzoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e kam prit që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumit na ka shkruar Dua Lipa”, tha Vula.












































