Showbiz
Ilir Shaqiri i përgjigjet Tan Bramës: “Ziliqarët mendojnë…”
13 Qershor, 2022 | 11:47 pm

Koreografi Ilir Shaqiri ka reaguar pas deklaratës së Tan Bramës se i shkruante vetëm për interes. Fituesi i “Big Brother VIP pretendon të kundërtën e asaj që kanë thënë Tani ditën e sotme në media.
Ai ka publikuar një thënie në profilin e tij në Instagram ku thuhet, “respektoji ziliqarët tuaj. Ata janë në fakt personat që mendojnë se jeni më i mirë se ata.”

Iliri dhe Tani duket se krijuan një miqësi të mirë gjatë reality show, pasi edhe profesioni i tyre ishte i njëjtë dhe temat e bisedave të tyre ishin kryesisht rreth baletit.










































