Showbiz
Çudia ndodhi! Geti postoi foto me vajzën (shoqëruar edhe me disa fjalë zemre)
9 Qershor, 2022 | 8:45 pm

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër në nëntor të vitit të kaluar dhe duket sikur janë shumë supersticiozë. Të janë duke e mbajtur Margetin e vogël larg rrjeteve sociale dhe vëmendjes mediatike.
Por sot babi Geti postoi më në fund foton e parë me Margetin duke shijuar perëndimin e diellit pranë detit teksa reperi i dhuron një puthje vogëlushes. Postimin reperi e ka shoqëruar me dy fjalë shumë të ëmbla: “Jeta e babës” ku nuk mungoi as komenti nga mami Mina, e cila i shkruan: “Bota ime”.

Sa i takon muzikës reperi vazhdon të jetë aktiv madje i është rikthyer edhe koncerteve. Projekti i tij i fundit “Ani nasht” ishte brenda familjes së Babastars sepse ai edhe këtë herë erdhi në një duet me Majk.










































