Kryefjala Logo

Beniada për ish-Presidentin Nishani:”Nuk ishte xhaxhai im”

4 Qershor, 2022 | 3:57 pm

Pak ditë më parë ndërroi jete ish-Presidenti i Shqipërisë,Bujar Nishani.
Njerëz nga politika dhe të njohur së bashku me familjarët e miqtë e përcollën për në banesën e fundit me homazhe dhe disave u bëri përshtypje diçka me Beniadën.

Kujtojmë se Beniada Nishani njihej edhe si mbesa e ish-Presidentit dhe ndjekësit e saj e kanë kritikuar se pse nuk mbajti zi në Instagram për largimin e tij nga jeta(absurde si ta bën gjyqin shqiptari)

Beniada ka reaguar nëpërmjet një Instastory ku sqaron se Bujar Nishani nuk ishte xhaxhai i saj por kushuriri i babait të saj,të cilin as nuk e kishte takuar ndonjëherë.

FD7793A1 EA6E 48AB B325 0FF539FFD03F

Gjithsesi edhe nëse do të ishte xhaxhai i saj,apo kushuriri i 13-të,nuk duhet kurrsesi gjykuar mënyra sesi personi vajton humbjen e një njeriu të dashur.

Të ngjashme