Kryefjala Logo

Jo vetëm Semi edhe Bojkeni në një lidhje ?! Fotoja që ngriti dyshimet për rrokerin

29 Maj, 2022 | 9:50 am

Ne ju bëme me dije se Semi Jaupaj dhe këngëtari nga Kosova, Ron Zaiti kanë nisur një romancë dashurie. Këtë e vumë re jo vetëm në bashkëpunimin e tyre “All your Lovin”, por edhe miq pranë artistëve i thanë Kryefjala.com që ata janë duke u njohur me njëri-tjetrin.

Por sot në rrjetet sociale ish partneri i Semit, Bojken Lako ka postuar një foto në Instastory duke mbajtur dorën e një vajze. Bojkeni nuk është nga ata personazhe që vdes të jetë në qendër të mediave, prandaj mendojmë që me këtë foto ka dashur të na japë një mesazh se është duke jetuar një lidhje dashurie.

AE490C18 7DCC 49C3 9A6B CD1184E73AD8

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj ishin bashkë për më shumë se një dekadë dhe i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2021. Ata kanë mbetur shumë miq të mirë madje Bojkeni i ruan ende fotot më të në profilin e tij në Instagram…

Të ngjashme