Showbiz
Kiara Tito flet per Young Zerken: Po e shoh me tjeter sy
3 Dhjetor, 2020 | 10:35 am

Mbremjen e djeshme moderatorja Kiara Tito ka sqaruar njehere e mire raportin me Butrint Imerin dhe me Young Zerken.
E ftuar ne Shiko Kush LUAN pak jave me pare, Kiara u duk sikur pati nje flirt me Young Zerken dhe madje u perfolen se mund te kishin dicka bashke. Madje ne nje interviste me Olsi Bylykun ajo ka rrefyer se ka filluar ta shohe Zerken me sy tjeter.
Mos vallë do marrësh pjesë edhe te klipi Young Zerkës?”-pyeti Olsi me humor, referuar pjesëmarrjes së saj në klipin e Butrintit.
Ja mora dorën klipeve tani mund të dalë edhe tek ndonjë tjetër. Po pse jo, mo Olsi pse jo?
Ndonëse Kiara po tregohej tepër fjalëpak, Olsi ishte i bindur të mësonte se ç’po ndodhte realisht mes tyre. Ai vijoi më tej: “Çfarë po ndodh mes jush? Sepse te “Shiko kush luan” e pamë se të dy i kishit fshirë mesazhet e atyre më parë? Ish-ëve…”
Unë kam fshirë mesazhet, por jo numrin”.-tha Kiara si për të na konfirmuar se dikur ka qenë me Butrintin. E më tej vijoi: “Në fakt ajo nisi aty kU ishim të ftuar jo se kishim diçka konkrete. Nisi si lojë dhe tek videoja e lojës sonë kam lexuar komente “Janë super çift”, “Duket që e pëlqejnë njëri-tjetrin” dhe fillova ta shihja realisht Zerkën me një tjetër sy gjatë kohës që po shikoja videon.(qesh) Nuk ka lindur gjë jo. Ishte thjesht një lojë.”
burimi:Iconstyle












































