Showbiz
Arjola Demiri largohet nga Top Channel?
27 Maj, 2022 | 5:10 pm

Aktorja Arjola Demiri ka qenë sot e ftuar në Wake Up, ku dhe ka bërë një deklaratë të çuditshme. Ajo ka treguar se ka marrë një ofertë nga një televizion në Kosovë.
“Në Kosovë më është ofruar një punë në një televizion. Dëshira ime është të bëj një shfaqje. Të bëj një emision për një Tv të ri që po hapet në Kosovë. Prezantuesja e një emisioni vetëm për mua”- ka thënë Arjola.
Mesa duket sezoni i ardhshëm nuk do ta gjejë më në Portokalli, ndonse e manifestoi shumë edhe prezantimin e spektaklit të humorit.










































