Kryefjala Logo

Në gjurmët e prindërve… Fëmijët VIP që u mësuan shpejt me kamerat…

22 Maj, 2022 | 10:27 am

Shumë nga personazhet publikë herë pas here në punët e tyre përfshijnë edhe fëmijët. Disa ndoshta kanë dëshirë që ata të përfshihen në rrugën e artit, disa të tjerë sepse kanë thjesht qejf dhe disa tjetrë për të marrë më shumë klikime, sepse ju e dini që fotot dhe videot me fëmijë janë më të pëlqyerat në rrjetet sociale.

Për të bërë këtë shkrim u frymëzuam nga Loredana, (pastaj na u kujtuan edhe disa VIP-a të tjerë) e cila në videon e saj më të re ka përfshirë vajzën e saj Hanën.

3850C8E0 1E07 4448 AB2D 3EDAC94C6904

Loredana është ajo që i ka hapur Hanës edhe një profil në Instagram dhe siç është shprehur Mozzik në një intervistë në “Shiko Kush Luan” ai nuk ka qenë aspak dakort.

Në serialin e tij “H.O.T” në fund të serisë së dhjetë shfaqet një aktor i vogël i cili është Joeli, djali i producentit dhe aktorit Ermal Mamaqi.

6DA910F2 7EDA 4B62 A835 DD2F997BC892 104EFBCE 9157 4F0D BCF1 07B67DA68676

Kur Paridi ishte ende një bebe ai u shfaq në klipin ”Inshala” të mamit të tij, Ingrid Gjoni…

1AED0432 1989 4B7E BD6B 884A9D46FE81

Të njëjtën gjë pak vite më pas bëri edhe Çiljeta. Në këngën “Gangsta Love”, ajo përfshiu edhe djalin e saj Fernandon si dhe vajzën e Inis Gjonit, Coco Antonel. Ndërsa Noizy vite më parë i ka kushtuar një këngë vajzës së tij, Leandrës duke e bërë edhe pjesë të videos “Noku i vogël”.

5A2134F6 602E 451B 98D7 89D4818E40FD

”Dhurata” është një nga këngët më të bukura të Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kushtuar vajzës së tyre Ameli. Dhe padyshim që e vogla është protagonistja numër 1 e klipit. Miriami e ka bërë Amelin imazh edhe të linjës së saj të veshjeve.

7CBB244B 5847 416B 88C6 BDC4D39B63D0

Të ngjashme