Kryefjala Logo

Debat mes Robert Aliaj dhe Ardit Çunit, ai le studion: Ik mor t*ap!

18 Maj, 2022 | 11:33 am

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Robert Aliaj dhe Ardit Çunit, ku shkak ka qenë Eurovizioni.

Roberti është shprehur se kënga e Ronelës, i është dukur tallava, ndonse nuk është pritur mirë nga Arditi.

“Pse jo tallava? Është sikur të krahasosh tallavanë që në vetvete është zhanër rrugësh. Muzika ka nivelet e veta si letërsia, si çdo fenomen social dhe politik, me klasa sociale. Është klasa më e ulët sociale. Në zhanerin e muzikës është ajo më ordinere. Nuk kap asnjë vlerë, por merr vlerë kur je i pamend ose i pa edukuar. Ndaj po çuditem, si djemtë dhe vajza të reja të kenë kaq pak formim që t’i duket tallavaja e drejtë.”- ka thënë ai ndërkohë që Arditi ja ka kthyer:

“Kam aq nivel sa të mbyll televizionin kur del në TV, dhe të ndaloj familjarët të të shohin.” E më tej debati ka agaravuar e Roberti nuk është kursyer: “ Po mbylle mër ti, mor trap. Po bën debat të ulët.”

“Të thuash që nuk ke nivel, është… Unë po tregoj një të vërtetë që ndodh.”- ka thënë Cuni e më pas ka lënë studion.

Të ngjashme