Kryefjala Logo

Flor Gjini prezanton Festivalin e RTSH-së?!

4 Nëntor, 2021 | 6:12 pm

Edhe një muaj na ndan nga Festivali i fundvitit në Radio televizionin Publik Shqiptar. E ndërsa kanë nisur hamendësimet se cili apo cila do ta prezantojë këtë event të muzikës shqiptare, një fotografi na ka bërë të dyshojmë se Flori Gjini, moderatori i emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, mund të jetë një nga prezantuesit e këtij festivali.

Fotoja është shkrepur nga vetë drejtori i RTSh, Martin Leka ku bashkë me Gjinin shihet edhe spikeri emblemë i informacionit, Ilir Paço.

Mos ndoshta djemtë e Topit do ta bashkëprezantojnë këtë festival?! Kjo mbetet për tu parë, sepse pak ditë më parë qarkulluan në media zëra se Jonida Maliqi dhe Bora Zemani do të prezantonin edicionin e 60-të të festivalit të këngës në RTSH.

FEE1EB38 965E 419F A592 CBB3422491FB

Të ngjashme