Showbiz
Don Xhon do te behet baba per here te pare?!
28 Tetor, 2021 | 3:04 pm
Pak kohë më parë, në mediat rozë u përfol se reperi Don Xhoni ishte martuar me modelen ruse, Ariana Lirey. Dyshimet i shtuan vetën ata, pai modelja e quajti veten “Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi. Madje ajo veshi fustanin e bardhë të nusërisë dhe komenti i Don Xhon ishte i pari.
Në foton e fundit në Instagram, modelja ka pozuar nga pushimet ku shihet e veshur në bikini dhe e quan veten “mama”. Sigurisht, nuk mud të mungonte komentii reperit, që i ka shkruar “nëna më e mirë”, ndërsa modelja ia ktheu duke komentuar “babai i ardhshëm”.