Lifestyle
Keni parë ndonjëherë pica prej floriri?
25 Tetor, 2021 | 12:13 pm
Margerita e Artë, e bërë nga “Pizza Design Co” në Parramatta, ka të gjithë përbërësit e zakonshëm (salcë, domate të vogla, djathë dhe borzilok), por i shtohen fletë floriri 24-karatëshe pasi piqet.
Pica do të mund të porositet për 50 dollarë
Por, Australia nuk është e para që bën një picë të artë. “Furra e Artë” në Tokio shet një picë floriri për 108 dollarë, ndërsa një piceri në Maltë mban rekordin për picën më të shtrenjtë në botë (400 dollarë).