Lifestyle
Nëse jeni në dilem për të marrë një kafshë shtëpiake,ju japim një dorë!
2 Tetor, 2021 | 11:22 am

Kohët e fundit po diskutohet gjithmonë e më tepër për kafshët shtëpiake.
Shumë janë pro birësimit të tyre, të tjerë janë kundra.
Por nëse ju hyni në grupin e atyre njerëzve që e dëshironi dhe nuk e keni ndërmarrë hapin akoma, studiuesit ju japin një arsye të fortë.
Nëse jeton në qytet dhe nuk ke një kafshë shtëpiake je i rrezikuar më shumë nga sëmundjet nervore dhe stresi kronik. Madje ato janë edhe një arsye që të bënë të dalësh nga shtëpia dhe të shpenzosh kohë në ajër të pastër, e vlefshme kjo për fëmijët.
•Ata nxisin të qeshura, lojëra të ndryshme, na kujtojnë që të mos e marrim jetën aq seriozisht.
•Kur fëmijët rriten ata mësojnë t’i kuptojnë më mirë shokët apo kolegët e punës, biles dhe duke lexuar “gjuhën e trupit” e nevojshme për t’i kuptuar më mirë të tjerët.
•Stimulim mental. Kafshët inkurajojnë bashkëveprim social i cili nxit një memorie të mirë dhe inkurajon komunikimin.

















































